Ballkani Perëndimor rrezik konfliktesh për vitin 2019

0
200

Ballkani ka qenë vatër lufte dhe konfliktesh që në kohë të lashta. Një problem i tillë është ngritur prapë. Kjo është bërë edhe më aktive tani më situatën e kufijve të Kosovës.

Një raport jep alarmin për Gadishullin e Ballkanit.

Ballkani nuk është i qetë dhe mundësia e një konflikti të hapur ushtarak dhe ndikimi i Rusisë, mbeten kërcënimet kryesore për sigurinë e Ballkanit Perëndimor për vitit 2019, thuhet në një raport të Komunitetit të Inteligjencës së SHBA-së rreth vlerësimit të kërcënimeve në botë për vitin 2019.

”Ballkani Perëndimor, me siguri do të mbetet ende në rrezik për të pasur dhunë dhe ndoshta të ndonjë konflikti të hapur ushtarak gjatë vitit 2019. Rusia do të kërkojë të shfrytëzojë tensionet etnike dhe nivelet e larta të korrupsionit për të penguar vendet e këtij rajoni që të lëvizin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO”, thuhet në raportin e publikuar nga Radio Europa e Lirë.