BALLKANI MUND TË PËRFSHIHET NË LUFTË

0
407

Raporti britanik për Ballkanin me titullin “Mbretëria e Bashkuar dhe Ballkani Perëndimor”, e sheh rrezik për shpërthim konfliktesh moszgjidhjen e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës, tnasmeton «Blici» i Beogradit.
Sipas raporti, me zgjidhjen e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës do të zgjidhej edhe një çështje tjetër e rëndësishme, ajo e ndikimit të Rusisë në rajon i cili po shtohet gjithnjë e më shumë.
“Sa më gjatë që të mos zgjidhen këto marrëdhënie, aq më i madh është rreziku që çështja e kufijve në gjithë rajonin sërish të hapet, së pari në Bosnjë e Maqedoni, e pastaj mu sikur në vitet e 90, kudo përreth”, përcjell pjesë nga raporti “blic “ i Beogradit. FR