Bakteret i japin shtytje terapisë kundër kancerit

0
338

Bakteret që jetojnë në thellësi të sistemit tretës duket që kanë ndikim në tkurrjen e tumoreve gjatë terapisë për luftimin e kancerit.

Këtë e kanë thënë shkencëtarët francez dhe amerikan, të cilët kanë testuar mikrobiomin – bashkësia e specieve mikroskopike që jeton në organizmin e njeriut – tek pacientët që vuajnë nga kanceri.

Dy studime të publikuara në gazetën Science, kanë bërë lidhjen në mes të specieve specifike të mikrobiomit me efektivitetin e ilaçeve kundër kancerit.

Pacientët të cilën kishin mikrobiomin e ulët, tumoret e tyre kishin pësuar rritje.

Të dyja studimet janë zhvilluar me pacientët qe ishin duke përdorë imunoterapi, e cila shtyn sistemin imunitar të luftoj sëmundjen.

Ende nuk dihet se si ndikon mikrobiomi tek pacientët që përdorin tretmane të tjera.