Bahtiri: Albin Kurti do të jetë kryeministri i ardhshëm

0
330

Në emisionin Info Magazinë në Klan Kosova, edicioni festiv, që drejtohej nga kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, i cili po e zëvendësonte autorin Kushtrim Sadikaj, e që mysafir ishte edhe kryetari i Mitrovicës, ky i fundit tha se miku i tij Albin Kurti do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.

Haziri si moderator i emisionit, kur e pyeti Bahtirin, duke i thënë se çfarë mundë të na thuash për Albin Kurtin pasi ti ke një raport special me të, kryetari i Mitrovicës, tha se ai di të thotë, se ish kryetari i Vetëvendosjes, do të kthehet në këtë pozicion në parti, dhe më pas do të jetë edhe kryeministër i Kosovës.

Pas kësaj Haziri e pyeti Bahtiri, a përnjëmend ti mendon se Albin Kurti do të duhet të jetë kryeministër e jo Behgjet Pacolli të cilin e ke kryetar të partisë.

Bahtiri në përgjigjen e tij tha se tjetër është dëshira e tjetër është mundësia.

“Unë natyrisht se kam dëshirë që Pacolli të bëhet kryeministër, por tjetër është mundësia. Kurti do të kthehet në krye të partisë, e edhe do të bëhet kryeministër. Unë e mbështes Pacollin për atë edhe jam aty”, ka thënë Bahtiri.