Avokatët bëhen gati, Gjykata Speciale drejt realizimit të misionit të saj

0
350

“Mendoj se nga kjo gjykatë mund të frikësohen ata që eventualisht dyshohen të  kanë marrë pjesë në ndonjë krim për të cilën nuk kemi as prova as fakte. Por, kjo Gjykata është e lidhur kryekëput me kokën e Hashim Thaçit dhe sejmenëve të tij, sepse mbi akuzat e Dick Martit ka filluar ideja për themelimin e Gjykatës Speciale, por kur do të dënohet e gjykohet mbetet për tu parë”, thotë analisti Jeton Kelmendi për “Bota sot”.

Nxjerrja e direktivës nga ana e Gjykatës Speciale me të cilën ftohen avokatët që të paraqiten në Dhomat e Specializuara për “certifikim” nga administrata e këtij institucioni ka ngritur një debat në opinionin publik në vend.

Njohësit e çështjeve juridike thonë se përfundimi i rekrutimit të palës mbrojtëse çon në fazën përfundimtare të kompletimit të këtij institucioni që pason me ngritjen e aktakuzave.

Kurse, analistët politik në vend thonë se Partia Demokratike e Kosovës është subjekti politik, njerëzit e së cilës do të jenë cak i aktakuzave të kësaj gjykate.

Ata thonë se në mesin e të akuzuarve mund të jetë edhe presidenti, Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Njohësi i çështjeve juridike, Adrian Gjoshi thotë se tanimë Specialja është në përfundim të funksionalizimit për ngritjen e aktakuzave.