Atmosfera dhe surprizat për 28 Nëntorin tek i Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore

0
335
Sot, 28 Nëntor 2021 rrjeti në luzern mbajti takimin e rregullt me antarët, takim i rregullt gjatë çdo fund muaji, me qëllimin për bashkëpunim ndërmjet veti. Kryetari Florim Useini prezantoj antarët e ri që ishin prezent Melko Transport GmbH me pronar Ilia dhe Angjello Melko nga Shqipëria dhe musafirët që ishin prezent.
Si pikë e radhës ishte prezantimi nga Sami Aliu pronar i firmës AS Baumenagment GmbH, me përvojë shumë vjeçare në GU më të mëdha në Zvicër, si Bauleiter dhe Gesamtprojektleiter, ndërsa tash punon si i pamvarur të drejtimit të njejtë në përgjithësi Baumenagment.
Sami Aliu sot trajtoj temën për antarët tonë se si mund të arrihet deri tek bashkëpunimi me një GU, cilat pika duhet pasur parasysh, kontratat, pagesat dhe deri tek mbyllja apo garantia. Njëkohësisht nuk munguan pyetjet e shumta, që ishte një temë me shumë interes dhe shumë informacione.
Pas një pause të shkurtër fillon pjesa e dytë kushtuar festës së 28 Nëntorit, ku hapjen e kësajë feste e filluam me poezi nga Kole Çetta me poezin për Skëndërbeun, 28 Nëntori dhe duke mbyllur me poezin për Nënën Terezë.
Pas recitimit vazhduam me folklor, që me melodin e lehtë të Lahutës e Çiftelis krijojë një emocion të madhë në masë dhe njëkohësisht me këngën për Anton Çettën nga Deli Krasniqi, Anton Kalaj, Skender Kalaj dhe Demë Gashi.
Pas një Ushqimi tradicional i pregaditur nga ,,Ushqime Tradicionale’’ poashtu me një supriz, torte me Shqiponjë dhe 28 Nëntori ndër shkrimin e Rrjetit Luzern , që me plotë kënaqësi dhe nderë torten e preu Kolë Çetta (familjar i Anton Çettës).
Gëzuar 28 Nëntorin
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore
Kryetar Florim Useini
Musa Berisha Anton K. Çetta Mehdi Avdijaj Meti Krasniqi Xha Braho Ilir Krasniqi Sejdi Aliu Fadil Asani Selami Huruglica Exi Vanessa Muharemi Beki Sel Artan Ibrahimi Visar Robelli Jeronim Cetta Pro Integra Shaqir Berbati Avdijaj Vehbi Kultur Integrationszentrum SYRI TV Qamil Isufi.