ATLETICO MADRIDI ELIMINOHET NGA LIGA E KAMPIONËVE

0
173

Atletico Madridi është eliminuar nga Liga e Kampionëve, pasi mori vetëm një pikë kundër Chelseat në “Stamford Bridge”, barazim ky që i kushtoi “Bluve të Londrës”, pasi kanë humbur pozitën e parë dhe janë kualifikuar në fazën tjetër nga pozita e dytë.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e Saul Niguez në minutën e 56’të, ndërsa barazoi gjithçka me një autogol, Savic, në minutën e 75’të, për rezultatin përfundimtar, 1:1.

Kështu, Atletico Madridi eliminohet nga Liga e Kampionëve dhe tani do të vazhdojë të bëjë gara në Europa League.

Kurse me ketë barazim, edhe Chelsea u dëmtua, pasi humbi pozitën e parë, e rrëmbyer tashmë nga Roma, që mori tri pikë me vështirësi në “Olimpico”, duke e mposhtur 1:0 Qarabagun.