Arrestohet vozitësi, shikoni çka i bëri Policisë së Kosovës

0
281

Një qytetar është arrestuar sot pasdite në Gjakovë për shkak se, sipas Policisë, ai nuk i ka zbatuar urdhrat e zyrtarëve policorë.
Sipas pamjeve video të dërguara në KALLXO.com nga një qytetar, shihen zyrtarët policorë duke e shtrirë përtokë në mes të rrugës qytetarin dhe duke e prangosur.

Zyrtarja për Informim e Policisë Rajonale të Gjakovës, Lirije Podrimaj, ka treguar se rasti ka ndodhur rreth orës 14:30 përballë ndërtesës së Komunës.