Arrestohen 3 irakianë, po përgatisnin një sulm me bombë në Gjermani

0
194

Gazeta gjermane Spiegel Online raporton se policia ka arrestuar tre persona me dyshimin se kishin planifikuar një sulm me bombë.

Tre personat me origjinë irakiane u arrestuan të mërkurën herët në Dithmarschen, në shtetin verior të Schleswig-Holstein.

Një zëdhënëse e policisë federale të Gjermanisë, Daniela Kiss, konfirmoi se oficerët ishin të përfshirë në një operacion së bashku me policinë e shtetit, por iu referuan prokurorëve federalë për hollësi të mëtejshme.

Prokurorët federalë gjermanë, të cilët nuk mund të konfirmojnë menjëherë raportet, janë përgjegjës për hetimin e krimeve të rënda, përfshirë terrorizmin.

Spiegel Online raporton se personat, të identifikuar si Shahin F., Hersh S. dhe Rauf S., dëshironin të përdorin fishekzjarrë për të ndërtuar një eksploziv dhe kishin urdhëruar një detonator nga Britania.