Arabia Saudite do të ndërtojë një qytet 4 herë më të madh se Dubai, Bejruti, Kajro dhe Amani së bashku

0
349

Të martën, Princi saudit i Kurorës, Mohammed bin Salman njoftoi nisjen e NEOM, një projekti që synon të jetë “më i sigurt, më efikas, më i orientuar drejt së ardhmes dhe vendi më i mirë për të jetuar dhe punuar” në Mbretërinë saudite, njofton Reuters.

Sipërfaqja tokësore e NEOM-it do të shtrihet në të gjithë kufijtë egjiptianë dhe jordanezë, duke e bërë NEOM-in zonën e parë private që do të përfshijë tre vende.

Gulf Neës njoftoi se Fondi i Investimeve Publike Saudite, si dhe investitorët vendas dhe ndërkombëtarë, pritet të investojnë më shumë se gjysmë trilion dollarë në zonë gjatë viteve të ardhshme.

Projekti prej 26,500 kilometrash katror do të jetë katërfishi i madhësisë së Dubait, Bejrutit, Kajros dhe Amanit të marra së bashku.

Era dhe energjia diellore do t’i mundësojnë NEOM-it të fuqizohet vetëm nga energjia rigjeneruese, ndërsa 70 për qind e popullsisë së botës do të mund ta arrijë brenda tetë orëve.

-Plani përfshin një urë që kalon nëpër Detin e Kuq, që lidh zonën me Egjiptin dhe pjesën tjetër të Afrikës.

-Rreth 26.500 kilometra katrorë do të shtrihet në Jordani dhe Egjipt, duke krijuar “zonën e parë të veçantë të pavarur botërore që shtrihet në tre vende”.

Njoftimi i qytetit të ri ambicioz vjen ndërkohë që udhëheqja e re e Arabisë Saudite ka bërë një varg njoftimesh që do ta riformësojnë vendin brenda disa viteve.