Angli, zbulohet ferma e kanabisit 3 shqiptarë në pranga / VIDEO

0
209

Policia në Stefordshajër, në Angli, ka zbuluar një nga laboratorët më të mëdhenj e më të sofistikuar të kanabisit në vend.
Oficerët britanikë kanë bastisur një fermë, ku kanë konstatuar kultivimin e lëndës narkotike, vlera e të cilës llogaritet në 1.5 milion sterlina.Tre persona janë arrestuar në vendin e ngjarjes, ndërsa tre të tjerë pas një kërkimi të policisë në zonë. Personat në fjalë, mosha e të cilëve varion nga 17 në 44 vjeç, janë vendas dhe shtetas shqiptarë. Ata janë dërguar në qelinë e komisariatit më të afërt të policisë.

Inspektori Richard Meaden, drejtues i komisariatit në jug të Stefordshajërit, deklaroi se hetimi është ende në fazat e hershme. “Megjithatë mund të konfirmojmë se 3.100 bimë kanabis janë sekuestruar, të cilat do të sillnin fitime deri në 1.5 milion paund”, tha Meaden.

Oficeri i lartë konfirmoi se bëhet fjalë për laboratorin më të madh e më të sofistikuar të kanabisit të gjetur ndonjëherë dhe shprehu kënaqësinë e tij që kjo sasi lënde narkotike po hiqej nga rrugët.

Biggest ever cannabis factory found in Staffordshire

Watch this short video of the biggest cannabis factory we have ever discovered in Staffordshire. With plants worth up to £1.5m, the sheer scale of this operation is huge. After great work from our officers we arrested six men involved and have destroyed their operation. http://socsi.in/KpoPo

Posted by Staffordshire Police on Mittwoch, 6. Dezember 2017