Andrea Pirlo pritet të rikthehet tek Juventusi

0
296

Andrea Pirlo raportohet se mund të kthehet në Juventus këtë herë jo si lojtar por në rolin e ambasadorit.

Ditën e djeshme mesfushori legjendar njoftoi fundin e karrierës si futbollist, ndërsa ndeshje e tij të fundit e luajti me fanellën e New York City FC kundër Columbus Crew, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

Sipas “La Repubblica”, Pirlo tani do të ketë një periudhë pushimi, pas së cilës ai është pothuajse i sigurt për t’u kthyer në Itali.

Gazeta beson se ka një ofertë në tavolinë nga Juventusi për të vepruar si ambasador i “Zonjës së Vjetër”.

Megjithatë, FIGC i ka ofruar Pirlos mundësinë për të shoqëruar ekipin e Italisë në Kupën e Botës, duke supozuar se e kanë mundur Suedinë në play-off.

Antonio Conte është gjithashtu një admirues i madh i Pirlos dhe mund t’i ofrojë atij një vend në stafin e tij stërvitor, por nuk është e qartë nëse ai do të vazhdojë të drejtojë Chelsean sezonin e ardhshëm./ Oldi Mele