Analistët parashikojnë formim të një partie të re pas përçarjeve në VV

0
296

Derisa deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, nuk ka dashur të komentojë dorëheqjen e Visar Ymerit nga të gjitha funksionet brenda VV-së, analistët parashohin ndarjen e këtij subjekti dhe krijimin edhe të një partie të re social-demokrate.

Dorëheqja e kryetarit të Vetëvendosjes, Visar Ymerit, nga të gjitha pozitat në Vetëvendosje, nuk është komentuar nga dy koleget e tij, Albulena Haxhiu e Donika Kadaj Bujupi.

Haxhiu tha se lidhur me këtë çështje, të enjten do të mblidhet kryesia dhe do të dilet me një qëndrim.

E analisti Astrit Gashi tha se kjo përçarje e Lëvizjes Vetëvendosje, potencialisht krijon një parti të re social-demokrate dhe se sipas Gashit, ende nuk dihen pasojat e Vetëvendosjes në elektorat, pasi varet se nga do të shkojë Shpend Ahmeti.

Sipas Gashit, nëse ndarja do të jetë e thellë, Vetëvendosje do ta ketë problem rezultatin që e ka pasur më 11 qershor të vitit të kaluar.

PROBLEMET NË VETËVENDOSJE

PROBLEMET NË VETËVENDOSJE

Posted by RTK on Mittwoch, 3. Januar 2018