Amerika porosit Serbinë t’i ekstradojë dy radikalë në Hagë

0
185

Uashingtoni u bëri thirrje autoriteteve serbe për të kryer obligimet ndaj Gjykatës së Hagës, për arrestimin e anëtarëve të Partisë Radikale serbe, Peter Jojiq dhe Vjerica Radeta.

Ata akuzohen për mos respektim të gjykatës.

Përfaqësuesi amerikan në Këshillin e Sigurimit tha se Shtetet e Bashkuara “mirëpret” vendimin e Tribunalit, i cili mbyllet në fund të vitit, që rasti kundër Jojiqit dhe Radetas të transferohet te pasardhësi i tij ligjor, mekanizmat e drejtësisë në Hagë.

Gjykata e Hagës ka akuzuar Jojiqin dhe Radetan për ndikim tek dëshmitarët në proces kundër shefit të tyre, Vojislav Sheshel.

Serbia ka refuzuar të zbatojë një urdhërarrest për dy radikalët, të lëshuar në vitin 2015, duke iu referuar vendimit të gjykatës në Beograd se është e nevojshme që të bashkëpunojnë vetëm rreth krimeve të luftës, jo për shpërfillje të gjykatës.