Alvaro Arbeloa kthehet si ambasador në Real Madrid

0
545

Ai nuk do të fanellën e skuadrës madrilene, por kostume dhe kravatë.

Los Blancos ka bërë të ditur se spanjolli do t’i bashkohet Realit si ambasador kombëtar dhe ndërkombëtar.

Alvaro Arbeloa do të punojë krah për krah me Emilio Butraguenon, drejtorin e Marrëdhënieve Institucionale dhe do të ketë një rol të ngjashëm me atë të ushtruar tashmë nga ish-lojtarët e tillë si Roberto Carlos dhe Ronaldo.

Arbeloa do të përfaqësojë klubin në të gjitha llojet e ngjarjeve institucionale dhe të Fondacionit, një pozicion që e ka pranuar me entuziazëm të madh pasi që është rikthyer në klubin e zemrës.

Ish-futbollisti madrlien ka veshur fanellën e skuadrës në 155 raste ndërsa ka shënuar tre gola.

Tashmë 34-vjeçari ka fituar edhe tre trofe të çmueshëm me ‘mbretërit’, përkatësisht një herë La Ligën dhe dy herë Ligën e Kampionëve.