Allegri: “Juventus-it i duhet Champions! Ronaldo garon me atë për ‘Topin e Artë’”

0
176

Massimiliano Allegri i ka idetë e qarta mbi objektivat e Juventus dhe synon lart. “Skuadra po ecën mirë, historia e Juventus flet qartë. Në shtatë vitet e fundit, shatët tituj kampion dhe dy finale të Champions League. Të mbash këtë nivel është gjithmonë e më e vështirë. Për tu përmirësuar duhet bërë vetëm një gjë, të fitojmë Champions League. Cristiano Ronaldo meriton trofeun e “Topit të Artë” për atë që ka bërë dhe po bën”, deklaroi trajneri i Juventus, Allegri.

“Këtë vit ka një candidate të fortë, që me siguri do ta gjejmë deri në fund të Champions-it, është Barcelona. Ne duhet të gjendemi gati. Në mars është një tjetër Champions, dhe nevojitet një pak fat, duhet edhe të kemi kontigjentin e plotë, të gjithë në formë. Champions përbëhet nga episode, duhet të jemi të aftë dhe me fat. Këto suksese janë vetëm meritë e futbollsitëve që luajnë në fushë. Shpresojmë që të largojmë çdo merak. Jemi vetëm në fillim të sezonit, shpresojmë të arrijmë objektivat që kemi paracaktuar. Kampionati është objektivi numër një, është një vrapim me etapa. Pastaj vjen Kupa e Italisë. Për Champions do të shohim nëse do të jemi të aftë”, vijoi Allegri.

Pikërisht në lidhje me objektivin kryesor, kampionatin, trajneri i Juventus foli edhe për Inter, që tashmë renditet në vend të dytë të klasifikimit: “Ngeci në ndeshjen në shtëpi ndaj Parmës në mënyrë të pafat, por është e ndërtuar për të luftuar me Juven dhe Napolin për trofeun e titullit kampion. Spalletti ka eksperiencë të madhe, rifuti Interin në Champions. Duhet të kemi respekt maksimal për Inter dhe Napoli, që me Ancelotti vazhdon të bëjë rezultate pozitive”.

Në përfundim, edhe një batutë për Cristiano Ronaldo dhe garën e tij për fitimin e trofeut individual “Topi i Artë”: “Është një vlerë e shtuar për ne. Ka sjellë eksperiencë në nivel ndërkombëtar dhe ka shtuar ndërgjegjësimin tek të gjithë shokët e ekipit. Besoj se është një sfidë mes tij dhe Modric për Topin e Artë”, përfundoi Allegri.