Aktorja e njohur e “Xhenet” gjeti dashurinë gjatë xhirimeve të serialit

0
528

Filmi trajton historinë e trishtë të një vajze, e cila braktiset nga e ëma që kur lindi.

Një ndër aktoret kryesore të serialit është Zehra Yilmaz, e cila njihet me emrin “Melisa”.

Nëpërmjet këtij roli ajo është bërë shumë e njohur për publikun dhe ka marrë shumë oferta për bashkëpunime të tjera.

Por përveç suksesit, nga ky serial ajo ka fituar edhe dashurinë e jetës së saj.

Mediat turke bëjnë të ditur se ajo është në një lidhje me këngëtarin Cem Belevi, me të cilin u njoh gjatë xhirimeve të fundit të serialit.

Këngëtari ishte i ftuar në episodin final për të performuar në dasmën e çiftit kryesor, ku u njoh edhe me Melisën e ra në dashuri.

Tashmë ata janë një çift shumë simpatik dhe që pëlqehen shumë nga publiku.