Aktorja e famshme merr si dhuratë një shtëpi prej 52 milionë dollarësh

0
198

Aktorja e njohur Nicole Kidman, ka marrë si dhuratë nga bashkëshorti i saj Keith Urban një shtëpi prej 52 milion dollarësh në New York. Këngëtari i muzikës Country, 50 vjeç, ka shpenzuar këtë shumë marramendëse për të marrë shtëpinë me 7 dhoma gjumi e cila ka qenë në pronësi të Michael Jackson.

Burimet shprehen se:

“Nicole do të punojë në Broadway për të bërë një program televiziv, dhe New Yorku është një vend më i mirë për të plotësuar dëshirat që ajo ka, se sa Nashville. Dhe kjo është edhe arsyeja e dhuratës që ajo ka marrë nga bashkëshorti.”

Në fakt, dyshja që ka 11 vite të martuar kanë vendosur të transferohen nga Nashville në Grande Mela, edhe për t’i dhënë dy vajzave të tyre 9 dhe 6 vjeç arsimin më të mirë të mundshëm.

Përveç numrit të madh të dhomave të gjumit shtëpia ka edhe një super kuzhinë të madhe dhe një hapësirë e cila është tërësisht private. /Blitz.al/