Aktori me famë botërore akuzohet për përdhunim

0
182

Policia në Indi ka regjistruar një rast të abuzimit seksual kundër aktorit të Bollyëood, Alok Nath, pas një ankese nga Vinta Nanda e cila e ka akuzuar atë për përdhunim të saj.

Ky është një nga rastet e pakta që policia e Indisë ka rregjistruar dhe vjen pasi lëvizja #MeToo në vend ka fituar vrull në muajt e fundit.

Në tetor aktorja e njohur e akuzoi Alok nëpërmjet një postimi të detajuar të bërë në ‘facebook’.

Nath ka mohuar akuzën dhe gjithashtu ngriti padi për shpifje ndaj saj.

Ai ka kërkuar që ajo të kërkojë falje dhe dëmshpërblim 1 ‘lek’.

Aktori është akuzuar gjithashtu për ngacmimin seksual nga dy aktorë të tjerë.

Sulmi flitet të ketë ndodhur në vitin 1990.