Aksident tragjik në Gjilan, ja sa të vdekur dhe të lënduar janë

0
215

Një aksident me fatalitet ka ndodhur para disa minutave në Gjilan, përderisa kanë mbetur të lënduar edhe disa persona të tjerë.Siç është bërë e ditur nga Policia e rajonit të Gjilanit, aksidenti ka ndodhur në magjistralen Gjilan-Prishtinë apo saktësisht në fshatin Bresalc.Personi që ka humbur jetën si pasojë e këtij aksidenti njoftohet të jetë një 30 vjeçar.

“Nga hetimet e para mësohet se në aksident kanë qenë të përfshirë një autobusë dhe një veturë civile Golf II. Njësitet e trafikut kanë dal me urgjencë në vendin e ngjarjes, edhe ekipi i ndihmës së shpejtë po ashtu i janë përgjigj rastit por fatkeqësisht vetëm se kanë mundë për ta konfirmuar se vozitësi i veturës mashkull shqiptar shtetas i Kosovës rreth 30 vjeç, ka vdekur në vendngjarje, si pasoj e lëndimeve të pësuara në aksident, si dhe disa persona te tjerë janë te lënduar. Ne vendin e ngjarjes janë të gjitha njësit relevante dhe janë duke i hetuar rrethanat e këtij aksidenti të rëndë”, thuhet në komunikatën për media.