Aksident në Pejë, vdes një person

0
356

Një aksident trafiku me pasoja fatale është raportuar të këtë ndodhur pasditen e sotme në Nabergjan të Pejës.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Mundem vetëm ta konfirmoj se një person ka ndërruar jetë. Kjo ka ndodhur pasi vetura ka goditur atë, teksa ishte duke e vozitur një biçikletë», ka thënë për Express, Xhevat Ibraj, zëdhënës në Policinë e Kosovës, në rajonin e Pejës.

«Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës. Detajet e tjera për këtë rast do të bëhen publike nesër”, ka treguar Ibraj. /Express/