Aksident në Istog, vdes një gardian

0
273

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në Istog, ku ka humbur jetën një person, gardian i Burgut i Burgut të Dubravës.

Një lexues i gazetës «Bota sot» ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes në redaksinë tonë.

Në aksidentin që ka ndodhur në rrugën për Burgun e Dubravës janë përfshirë tre vetura, një xhip, një Golf 1 dhe një Mercedes, ku Xhipi ka goditur golfin, të cilin po e drejtonte viktima.

Sipas informatave, viktima 50 vjeç, po shkonte në punë derisa ka humbur jetën në aksident./BS/