Aksident i rëndë trafiku në Drenas, lëndohen pesë nxënës

0
220

Një aksident trafiku ka ndodhur në mbrëmjen e së hënës në zonën e Drenasit, ku të lënduar kanë mbetur pesë persona të moshës së re.

Merret vesh se katër nga pesë të aksidentuarit, janë nxënës, ndërsa janë goditur nga një automjet-kamionetë “Mercedes” me targa vendore, saktësisht në fshatin Korroticë e Epërme, në magjistralen Prishtinë-Pejë. Rastin e ka konfirmuar dhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili tha se dy nga të aksidentuarit kanë pësuar lëndime më të rënda. ”Në fshatin Korroticë e Epërme është shkaktuar një aksident trafiku kur automjeti-kamioneta ‘Mercedes’, me targa vendore ka goditur pesë këmbsorë, të gjithë nga fshati Korroricë e Epërme, katër femra dhe një mashkull, të moshës së re”.

”Dy nga ta kanë marr lëndime të rënda ndersa tre tjerë kanë lendime më të lehta”, ka deklaruar Hoxha.

Zëdhënësi Hoxha, ka konfirmuar për klankosova.tv po ashtu se të lënduarit janë dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Drenas, ndërsa më vonë janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm.

“Njësitet kompetente policore janë në proces të realizimit të hetimeve lidhur me rastin për procedura të metejme ligjore”, ka përfunduar ai, njofton Klan Kosova.