Aksident i rëndë në Itali, një i vdekur e 6 të lënduar, mes tyre dhe shqiptarë

0
205

Një aksident i rëndë ka ndodhur  mbrëmjen e djeshme në rrugën nga Casetta në drejtim të Sienas. Një makinë është përplasur me një furgon.

Nga përplasja ka humbur jetën Giancarlo Alberto Forino, ndërsa kanë mbetur të plagosur gjashtë persona të tjerë, 3 shqiptarë, dy italian dhe një rumun.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur karabinierët dhe zjarrfikësit të cilët kanë nxjerrë nga mjetet të plagosurit dhe viktimën.

Mësohet se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe do të qëndrojnë në spital nga 7 deri në 10 ditë.