Agnesa Vuthaj shkëlqen gjatë votimit, ka një porosi për qytetarët

0
355

Qytetarët e Kosovës sot votojnë për kryetarët dhe asambleistët e rinj në të gjithë vendin.

Që në orën shtatë të mëngjesit kur edhe janë hapur kutitë e votimit, çdonjëri që ka të drejtën për votë ka pasur mundësinë të dalë dhe të votojë.

E këtë të drejtë të çdo qytetari e ka shfrytëzuar edhe ish-miss Kosova, Agnesa Vuthaj e cila pak më parë kreu obligimin e saj.

Në llogarinë e saj në Instagram, Agnesa ka postuar disa imazhe gjatë procesit të votimit, në Istog.

Si çdo herë edhe kësaj radhe, Agnesa u shfaq e mrekullueshme dhe me shumë stil dhe ka dhënë një mesazh për të gjithë qytetarët.

“Voto për të ardhmen e Komunës sate!”, shkruan ajo në fotografitë që postoi në Instagram.