Afati i janarit nuk është burim fitimi për agjentët

0
191

Është mëngjesi i ditës së fundit të afatit kalimtar të janarit dhe portieri Matty Urwin është në zyrën e agjentit të tij, duke përfunduar dokumentet për të finalizuar transferimin në një klub të ri.

Në televizorin që gjendet në sfond, «Sky Sport News» është në rrjedhë të plotë të të gjitha marrëveshjeve të futbollistëve, si dhe po diskuton për spekulimet e fundit. Urwin e di që nuk do t’i pushtojë ballinat me lëvizjen e tij sikurse lojtarët e tjerë. 25-vjeçari ka pasur minutazhë të vogël te Fleetwood Town në kategorinë e tretë dhe është pajtuar t’i bashkohet ekipit Chorley që gjendet tri kategori në poshtë.

Agjenti i tij është Kiko Rodriguez, babai i sulmuesit të WBA-së, Jay Rodriguez dhe është pjesë e agjencisë «DNR Sports». Edhe pse mundohet nganjëherë ta shikojë televizorin, puna e tij është e fokusuar te lojtarët si Urwin, të cilët thjesht vetëm kërkojnë minutazhë për të luajtur. Agjenti Rodriguez insiston se dita e fundit e afatit kalimtar të janarit më shumë është shou, pasi lëvizjet e mëdha janë kryer shumë më herët, apo nuk ndodhin fare, meqë kryhen në verë.