Afaristi nga Presheva Reshat Abdyli pjesë e «Bardh e Zi» në portalin www Syri.TV nga Zvicra

0
1075

SYRI.TV: Përshëndetje i nderuar z.Abdyli mirë se na erdhët në Rubrikën Bardh e Zi në portalit www.Syri.tv nga Mërgata?

RESHAT ABDYLI: Mirë se ju gjeta  dhe juve Arben në rubrikën Bardh e Zi të  SYRI TV nga  mërgatë dhe është kënaqësi të jap një intervistë të tillë për një portal të mërgatës që nuk e Harron Luginën.

SYRI.TV: Kush është afaristi Preshevar Reshat Abdyli?

RESHAT ABDYLI:  Jam afarist bujar dhe modest kurse në familje jam djali i dytë nga 10 fëmijët e prindërve Latif dhe Gjylferije.

SYRI.TV: Cilët ishin hapat e parë në biznesin tuaj, a jeni të kënaqur me arritjet dhe në saje të kujt erdhi suksesi?

RESHAT ABDYLI: Pas shumë punëve fizike në mërgim viteve 90 sidomos në Zvicër dhe Austri  vendosa që pas luftës të kthehem në vendlindje dhe të jap kontributin tim pran familjes dhe vendosa te merrem me biznes të gjërave ushqimore tash e 20 vite.

SYRI.TV: Si quhet Biznesi juaj?

RESHAT ABDYLI: Biznesi im  quhet «Toli Komerc » një Market me gjëra ushqimore dhe me disa punëtorë në Preshevë.

SYRI.TV:  Si  do ta përshkruanit aktivitetin tuaj ditor në relacion me biznesin dhe familjen?

RESHAT ABDYLI: Biznesin e kam të lidhur  edhe me familje pasi jetoj në të njëjtin objekt një kat më lartë dhe kam kohë më shumë për familjen.

SYRI.TV: Kush janë njerëzit që ju mbështesin dhe ju rrinë pranë për të menaxhuar biznesin tuaj i cili njeh vetëm suksese?

RESHAT ABDYLI: Njerëzit që më mbështesin janë  Gruaja dhe djali të cilët janë të përkushtuar maksimalisht në punë, por edhe vëllezërit e pa ndihmën  e këtyre të gjithëve nuk do të isha këtu ku jam.

SYRI.TV: Sa vite ka që keni hapur biznesin tuaj?

RESHAT ABDYLI: Biznesin e kam hapur qysh pas luftës së Kosovës tash e 22 vite.

SYRI.TV: keni ecur me hapa te sigurte rreth sukseseve! Na trego ndonjë sekret që tek të tjerët mungon?

RESHAT ABDYLI: Sekrete nuk ka por çdo gjë që bëhet me vullnet dhe përkushtim në brendësinë e sinqeritetit dhe vullnetit ka sukseset.

SYRI.TV: A mundeni  të na flisni edhe diçka më shumë për punën dhe arritjet tuaja me këtë biznes?

RESHAT ABDYLI: Arritje kemi pasur relative por me rëndësi është sigurimi i të ardhurave familjare dhe zgjerimin në shumë drejtime të jetës si dhe te biznesit në shumë fusha.

SYRI.TV: Si arritët të jeni këtu ku jeni sot, një biznesmen i suksesshëm?

RESHAT ABDYLI: Fal përkushtimit në punë me djersë kërkimit të tregut dhe shërbimit kualitativ dhe përqendrimi në shërbimin korrekt ndaj myshterinjve.

SYRI.TV: Mund të na flisni për sfidat që keni hasur gjatë punës tuaj dhe si reagoni ndaj konkurrencës nëse keni?

RESHAT ABDYLI: Sfida ka pas shumë, për një po e përmendi ne fillim! Biznesin e kam fillua me një shumë te vogël parash d.m.th. me pak gjera ushqimore dhe ka qenë vështirë me depërtuar në atë kohë por ja dola ma ne fund falë sinqeritetit dhe përkushtimin e drejte ndaj myshterinjve.

 SYRI.TV: Sa kohë ju merr puna juaj çdo ditë? Mund të na përshkruani një ditë pune ?

RESHAT ABDYLI: Cdo ditë punoj me një orar të stërzgjatur sepse  kështu e do  puna ne market. Nga ora 7  filloj me punë zyrën time dhe merrem me faturat dhe kalkulimet e shumë gjerave që sillen rreth kërkesave dhe pagesave të mallit nëpër firma .

SYRI TV: Çfarë do të thotë “sukses” për ju personalisht?

RESHAT ABDYLI: Kush e kupton, rritja prej një shitore 20 m katror  deri në një super market 500m katror, kush e kuptoj ky është suksesi.

SYRI TV: Keni dhënë ndihmën tuaj nëpërmjet kontributit tuaj në ndonjë organizatë?

RESHAT ABDYLI: Po kam dhënë për organizata që gravitojnë ne rrjetin tonë për bamirësi.

SYRI.TV: z. Abdyli ju keni jetuar edhe në perëndim një kohë të gjatë, si e vlerësoni biznesin tuaj me atë në Perëndim?

RESHAT ABDYLI: Kam jetuar në perëndim pikërisht në Zvicër dhe gjermani, si e thash edhe ma lartë tash jam përafërsisht në nivel me bizneset e njëjtës kategori si në perëndim.

SYRI.TV: Tani ne jetojmë në një krizë pandemie e cila ka kapluar gjithë botën, sa ka ndikuar Covid-19 në biznesin tuaj ?

RESHAT ABDYLI: Covidi ka ndikua ne çdo aspekt dhe ne çdo vend, si dhe biznes dhe ne shëndetësi, krizë globale ,lusim zotin te mos kthehet me.

SYRI.TV: Sa ju përkrahin institucionet komunale në Luginë te Preshevës në biznesin tuaj ?

RESHAT ABDYLI: institucionet e Preshevë nuk bëjnë shumë  sepse e gjithë lugina jemi të lënë anash nga shteti dhe buxheti komunal është i mangët për të bërë më shumë.   

SYRI.TV: Si është jeta e një biznesmenit në Luginë të Preshevës?

RESHAT ABDYLI: Jeta e një biznesmeni është me sfida shumë por duhet te jesh i përkushtuar në pune maksimum për të qenë gjithmonë dhe bashkë me myshterinjtë.

SYRI.TV: Firma juaj «Toli Komerc» ka myshterinj edhe mërgimtarë?

RESHAT ABDYLI: myshterinjtë dëshirojnë cilësi të produktit dhe sjellje si në perëndim.

SYRI.TV: Bashkëpunoni me Firma tjera, apo jeni të vetëm ?

RESHAT ABDYLI: Bashkëpunojmë dhe me të tjerë jemi shumë të hapur në rrjetin e biznesit.

SYRI.TV: Më ke jeton bashkë?

RESHAT ABDYLI: Jetoj me gruan dhe djalin

SYRI.TV: Mendoni në të ardhmen ta rritni biznesit tuaj, apo mendoni të merreni me ndonjë biznes tjetër?

RESHAT ABDYLI: Në të ardhmen mendoj me zgjerua biznesin edhe ne fusha tjera, në intervistën tjetër do të publikojmë pjesën tjetër

SYRI.TV: Na tregoni çfarë kanë ber apo më mirë të themi sa e ka mundësinë komuna e Preshevës të jetë sa më afër mërgimtarëve?

RESHAT ABDYLI: Është vështirë për komunën të bëjë më shumë apo nuk di ndoshta edhe bëjnë shumë pak sidomos në pritjen e mërgimtarëve. Ketë vit kam parë diçka më shumë sepse janë organizuar disa aktivitete mes vendorëve dhe mërgimtarëve por duhet punuar në këtë drejtim që të jen edhe më shumë të lidhur mes vete sidomos në kohën e pushimeve.

SYRI.TV: Si biznesmen nga Lugina cili është mesazhi juaj për lexuesit e portalit www.Syri.tv nga Mërgata?

RESHAT ABDYLI: Unë uroj të jemi të bashkuar dhe të tregojmë vetëdijesimin e plotë pavarësisht ku jetojmë. Kurse për portalin e në veçanti për TV tuaj respekt që ruani vlerat tona me plot dinjitet në Zvicër.

SYRI.TV: Kënaqësi për ne që gjetët kohë të jeni pjesë e rubrikës Bardh e Zi në portalin Syri.tv në Zvicër?

RESHAT ABDYLI: Ishte kënaqësi dhe nga ana ime për ketë intervistë. Uroj të takohemi edhe në Televizionin dhe njëherë TV Syri.

Ju përshëndes  nga Presheva / Reshat Abdyli Preshevë 13 .08 .2021

Intervistoi: Arben Mehmeti