Aeroporti i Cyrihut anulon 80 fluturime dhe aterrime

0
245

Moti i ligë, me borë, shi e furtunë që po mbretëron dje dhe sot ka prishur planet e fluturimit të disa aeroporteve të Evropës Qendrore dhe Perëndimore. Para së gjithash kanë qenë aeroportet si ai i Cyrihut, i Frankfurtit, AMsredamit dhe i Dyzeldorfit që kanë pësuar çrregullime për shkakun e përmendur.

Kur jemi te Aeroporti i Cyrihut, më i madhi në Zvicër, autoritetet njoftojnë se gjatë ditës së sotme janë detyruar të bëjnë anulimin e 80 fluturimeve, shkruan 20minuten.ch. Bëhet fjalë për 40 nisje nga ky aeroport dhe 40 aterrime nga aeroportet tjera në atë të Cyrihut.