Aeroporti “Adem Jashari” me pajisje për matjen e rrëshqitjes në pistë

0
226

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, pajiset me pajisje të re në sezonën e dimrit. Në një shumë prej 75 mijë euro pajisja e përdorur më herët në ANP “Adem Jashari” zëvendësohet me pajisjen e re.

“Kjo pajisje ndryshe njihet si Skidometër dhe shërben për matjen e rrëshqitshmërisë/fërkimit në pistë. Eshtë paisje e integruar në makinë për dallim nga pajisja e mëhershme dhe operimi i saj bëhet nga monitori touch screen i vendosur brenda në makinë”, ka njoftuar ANP-ja.

Është pajisja e teknologjisë së fundit në treg Skidometër BV11 e cila para ardhjes në aeroport ka qëndruar e ekspozuar në ekspozitën në Mynhen të Gjermanisë si shembull i pajisjes më të re dhe e vetmja e këtij lloji në rajon. /Telegrafi/