Adelina Ismaili mban premtimin: Ja në çfarë seriali të njohur do ta shohim si aktore

0
254

Këngëtarja e njohur, Adelina Ismaili pas një shkëputjeje të gjatë nga skena për shkak të lindjes së djalit, njoftoi se do ti rikthehej artit. Por të gjithë u habitën kur ajo rrëfeu se do t’i përkushtohej aktrimit e se shumë shpejt do ta shihnim si aktore.Dhe dita nuk paska qënë shumë larg. Sot produksioni i serialit “ O sa mirë”, që transmetohet në Kosovë, ka ngritur disa pikëpyetje te ndjekësit. Ka qënë vet skenaristi i serialit, Ard Islami që ka postuar një pjesë të skenarit, ku midis rreshtave lexohet emri i Adelinës, dhe ai shkruan:

“Adelina Ismajli??? Që tani dhe në vazhdim.”