Abuzimi i të miturës në Drenas, psikologja Daku: Kujdes se si i qasemi

0
295

Rasti i të miturës nga Drenasi është një ndër rastet më të rënda që ka tronditur vendin tonë në këto vitet e fundit. Një vajzë mitur nga Drenasi është keqpërdorur seksualisht nga profesori i saj dhe më pas edhe nga zyrtari policor në qytetin e saj.

Psikologja, Azize Daku, në një prononcim për «syri.tv» , ka theksuar se mungesa e psikologëve nëpër institucione ka prodhuar një situatë të tillë.

Pasi që, sipas saj, këto raste të ngacmimeve në vend ndodhin pasi që adoleshentët nuk përkrahen sa duhet.

“Mungesa e psikologëve nëpër institucione të rëndësishme të cilat janë qenësore në formimin e një individi ka prodhuar një situatë të tillë. Ndryshimet fizike, psikologjike e emocionale në moshën e adoleshencës nëse kuptohen ato bëhen më lehtë të kalueshme, duke e marrë parasysh natyrën e procesit të adoleshencës. Rastet e fundit zingjirore në Kosovë të paraqitjes së ngacmimeve të natyrës seksuale tregon se veçse në Kosovë adoleshentët përkrahen pak, nuk i dëgjon askush dhe bile edhe bëhen edhe cak i ngacmimeve”, ka potencuar Daku për «syri.tv».