Abrashi: Dyfytyrësi, uji dhe ngrohja s’janë projekte të Ahmetit

0
314

Arban Abrashi dhe Shpend Ahmeti
Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi ka thënë se kundërkandidati i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti sillet me dyfytyrësi sa i përket projekteve, siç janë uji dhe ngrohja.

“Thotë e kam bërë ujin. bile e ka penguar procesin e ujit. Prandaj është dyfytyrësi, kur meritat duhet të merren thotë është projekt i imi, kur duhet të ankohet thotë, nuk më ka lënë ky, ai”.

“Sistemi i ujit nuk është projekt i Shpend Ahmeti, as projekti i ngrohjes, bile i ka penguar këto projekte”, ka thënë Abrashi.

“Fasadimi nuk është bërë, nuk është bërë ndonjë fasadim ndoshta është bërë ndonjë i vogël”.

“Një projekt për fasadim ka qenë te banesa juaj” i ka thënë Abrashi, Ahmetit.

Ahmeti ka thënë se kur të vjen në krye të komunës do të bëjë fasadimin e ndërtesave nëpër lagje të kryeqytetit.

“E jona është se do të bëjmë fasadimin. Ka zgjidhje ligjore dhe ka forma të cilat lejohen. Kemi dëgjuar katër vjet ankesa tash thotë se ligji për bashkëpronësi nuk e lejon. Unë them se e lejon dhe me ardhjen ne komunë do të gjejë formën ligjore për fasadimin e ndërtesave”, ka shtuar ai.

“Kam qenë në lagjen Dardania e cila ka humbur identitetin e vetë”, ka shtuar Abrashi ndër të tjera.