A po dështon emisioni i Marina Vjollcës?

0
243

Largimi i Marinës nga Top Channel dhe shkuarja e saj me shumë bujë në Klan përbënte një prej zhvillimeve kryesore të botës mediatike përgjatë vitit që lamë pas.

Një dekadë në Top u përmbyll për spektaklin ‘C’est la vie’ në Klan, të Dielave. Për rreth 12 javë, Vjollca drejtoi programin që përbënte në vetë një garë muzikore garuese mes fytyrave publike.

Ndryshe prej trendit të publikimit të shifrave të audiencës, kësaj radhe s’pamë ndonjë trumbetim me jehonë të rivalizimit me Top, gjë që u mendua llimisht kur u bë i ditur lajmi se Marina do rivalizojë ‘Portokalli’ që për vite rresht, është mbreti i së Dielës në audiencë. Mirë apo nën pritshmëritë, ‘C’est la vie’ u përmbyll dhe vëmendja shkoi tek programi i ri i bukuroshes.

Tani fillojme❤️

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on

Portali i Ermal Mamaqit raportoi para tre ditësh se bukuroshja do të prezantojë reality-shoë ‘Ferma’ por nuk shkuan as 24 orë dhe portali i Alketa Vejsiut demantoi lajmin, duke deklaruar se do jetë ajo që do e ketë përsipër këtë program dhe një tjetër me fëmijë, duke u shfaqur dy ditë rresht në ëkran, të dielën dhe të hënën.

E diela u zu edhe nga Inva Mula dhe programi i saj që në fokus vë talentët e muzikës klasike teksa u paralajmëruar një tjetër program mbi operacionet plastike, me Kiara Titon në krye! Dy herë në javë Alketa Vejsiu e dy prezantuese të reja bëjnë që rrjedhimisht të të lindë pyetja – po Marina?!