A janë të sigurta kursimet pensionale?

0
187

Kthimi i akumuluar i investimit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës në tregjet financiare ndërkombëtare është rreth 465 milionë euro, me një rritje të çmimit të njësisë prej 70 për qind që nga viti 2009, bëjnë të ditur zyrtarë të këtij institucioni.

Trusti i Kursimeve Pensionale aktualisht menaxhon mbi 1.7 miliard euro me rreth 600 mijë kontribuues.

Jeton Demi, zëdhënës në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se analizuar në periudha të ndryshme kohore rezulton se Trusti ka njohur lëvizje pozitive në të gjithë treguesit nga investimet e bëra.

“Në fund të vitit 2017, kthimi i akumuluar bruto prej fillim vitit 2009 ishte rreth 465 milionë euro dhe me një rritje të çmimit të njësisë prej 70 për qind nga atëherë. Po ashtu, për 5 vjetët e fundit (e deri në fund të 2017-s) kthimi nga investimet ishte rreth 305 milionë euro dhe çmimi i aksionit ishte ngritur për rreth 50 për qind”.

«Trusti e ka rritur vlerën e mjeteve për qindra milionë euro nga investimi i tyre në tregjet financiare, dhe bazuar në këtë historik, del se siguria e investimeve ka qenë e lartë dhe padyshim e duhur”, thotë Demi.

Infografikë: Tarifat e Trustit