A ekziston vërtet dashuria me shikim të parë?

0
210

Kur u pyetën për momentin se kur e kuptoi se Meghan Markle ishte e duhura, Princi Harry pretendoi se ishte dashuri me shikim të parë

Por, kërkimet e reja kanë hedhur dyshime të reja mbi idenë e dashurisë me shikim të parë. E vërteta, edhe pse kjo mund të duket shumë më pak romantike, këto ndjenja të forta fillestare thjesht të jetë si pasojë e një tërheqje të fortë fizike. Pavarësisht se raportet e dashurisë në shikim të parë janë relativisht të zakonshme, studimi nuk gjeti as pasion të lartë, as ndjenja të forta të dashurisë nuk janë të përfshira aty; në vend të kësaj, fenomeni është i lidhur fort me tërheqjen fizike. Në studim, hulumtuesit nga Universiteti i Groningenit analizuan shumë faktorë që mund të ndikojnë në përvojën e dashurisë në shikim të parë .

Studimet e mëparshme e kanë lidhur fenomenin me kujtesën e njëanshme, tërheqjen fizike dhe kënaqësinë, e cila mund të bëjë që njerëzit të thonë se ndjejnë një lidhje të menjëhershme. Për të mësuar më shumë rreth kësaj, studiuesit analizuan përgjigjet e 396 pjesëmarrësve, shumica e të cilëve ishin studentë heteroseksualë në të 20-at e tyre. Studimi u krye në dy mënyra, një studim online dhe një studim laboratorik.

U vëzhguan tre mënyra takimi: ai ballë për ballë, takim me shpejtësi dhe një mbledhje joformale ku pjesëmarrësit në eksperiment konsumonin edhe ushqim.

Pjesëmarrësve iu kërkua të plotësonin një pyetësor për veten dhe partnerët e mundshëm para se të bashkëveprojnë me ta, duke vlerësuar tërheqjen fizike, erosin (të lidhur me pasionin e lartë) dhe ndjenjat e intimitetit, pasionit dhe angazhimit. Në të gjithë studimin, dashuria me shikim të parë u tregua 49 herë, nga 32 individë të ndryshëm, sipas studiuesve.