A e dini çfarë ndodh në të vërtetë gjatë operacionit cezarian?

0
248

Operacioni cezarian është një nga mënyrat e lindjes së fëmijës, i cili është një operacion me kuptimin e vërtetë të fjalës që ndodh duke prerë një pjesë të murit të mitrës. Fatmirësisht në ditët e sotme kjo ndërhyrje kryhet në kushte më të sigurta krahasuar me vitet e kaluara, gjë që e bën rikuperimin e gruas edhe më të lehtë.

Por çfarë ndodh gjatë një lindje me operacion?

Normalisht ky operacion ndodh nën efektin e anestezisë totale ose lokale, të cilat nuk janë aspak të dhimbshme!

Personeli mjekësor vendos kateterin, gjë e cila nuk ndihet pasi gruaja është nën efektin e anestezisë, menjëherë më pas fillon operacioni. Në momentin e parë ndodh dizinfektimi i barkut dhe më pas prerja mbi zonën vaginale. Depilimi është një kusht! Nga ky moment mund të kalojnë rreth 30 minuta.
Pasi është prerë lëkura dhe pjesa e poshtme e saj, mjeku largon shtresat muskulare, pret peritoneumin (shtresa që vesh muret e brendshme të kavitetit abdominal) dhe në fund uterusin. Në këtë fazë ka plasur lëngu amniotik, dhe deri tani gruaja ska ndier asnjë shqetësim, madje mund të ketë qënë duke biseduar me mjekun.
Tani mjekët do të fillojnë të shtypin, e të shtypin dhe tërheqin njëkohësisht barkun e nënës në mënyrë të tillë sikur duan ta shkulin nga vendi,dhe ja ku është! Një e qarë do të shënojë ardhjen në jetë të një fëmije! Pasi është prerë kordoni, fëmija do të vendoset pranë nënës edhe pse është gjithë gjak dhe lëng amniotik.
Ndërsa nëna përjeton ndjesinë më të bukur në botë, operacioni çezarian është në fazën e fundit e cila përfshin nxjerrjen e placentës, pastrimin dhe qepjen e uterusit, peritoneumit, shtresës muskulare dhe në fund barkut, pa shkaktuar asnjë dhimbje.
Koha e rikuperimit është e ndryshme për gra të ndryshme por supozohet se deri ditën tjetër ajo do të jetë në gjendje të shkojë në banjo pa ndihmën e askujt. Javën e parë do të ecë më mirë dhe pas një muaji do të jetë shëruar plotësisht. Shenja do të jetë e fryrë për një periudhë të caktuar kohore./pernenat