A duhet të shqetësoheni nëse i keni këto njolla të kuqe në trup?

0
358

A keni vënë re ndonjë njollë të kuqe në lëkurën tuaj?
Ato zakonisht shfaqen në gjoks dhe quhen “pikat ruby”. Janë shumë të zakonshme te njerëzit e moshës 40-45 vjeçare. Megjithatë, nganjëherë ato mund të shfaqen edhe gjatë adoleshencës. Ato janë zgjerime të vogla të kapilarëve dhe mund të shpërndahen në të gjithë lëkurën ose të përqendrohen në zona të vogla. Sipas dermatologëve, nëse ato janë të përqendruara në një zonë të vogël të lëkurës, mund të jenë tumoret beninje të vogla. A janë ato një shqetësim? Si mund të hiqen?
Këto pika nuk kanë natyrë kancerogjene dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar rreth tyre. Ato përfaqësojnë vetëm probleme të pakëndshme estetike dhe mund të zgjidhen zakonisht me disa produkte natyrale, që mund t’i gjeni edhe në internet, transmeton shije.al.