A do të ketë Kosova ajër më të pastër se dimrin e kaluar

0
487

Në Kosovë, dimrin e kaluar ndotja e ajrit mori përmasa shqetësuese me një rritje të madhe të grimcave të pluhurit në ajër, rreth 10 deri në 16 herë më të larta se vlerat që konsiderohen normale.

Këtë vit autoritetet thonë se janë vënë në përpjekje për të mos lejuar përsëritjen e një gjendjeje të tillë që mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve.

Por, përkundër kësaj, duket se masat e planifikuara nuk do të jenë të mjaftueshme që ajri në Kosovë të jetë i cilësisë normale, pasi shumë shtëpi vazhdojnë të përdorin qymyr për ngrohje, që vlerësohet shkaku kryesor për ndotjen e ajrit.