A do hiqet lotaria amerikane? Sot vendos Senati amerikan

0
291

Gazetarja e “Zërit të Amerikës”, Kejda Kostreci raportoi se sot në komisionin e Ligjeve të Senatit amerikan pritet të diskutohet për herë të parë propozimi i presidentit amerikan Donald  Trump për heqjen e lotarisë amerikane që është pjesë e një pakete ligjore.

Por a e ka në dorë vetë Presidenti Trump të anulojë lotarinë amerikane?

“Nuk mund të thuhet që ai ka në dorë ta anulojë. Presidenti nuk mund ta bëjë këtë me urdhër ekzekutiv, siç mund të bënte për një vendim të caktuar të një presidenti të mëparshëm. Kjo është një çështje që do të diskutohet dhe do të zgjidhet nga Kongresi, e për këtë arsye presidenti i ka bërë thirrje Kongresit amerikan. Në fakt ka pasur një nismë të tillë në vitin 2013 dhe është miratuar nga Senati për kalimin nga lotaria te një sistem i bazuar te meritat e emigrantëve, por një projektligj i tillë nuk kaloi në Dhomën e Përfaqësuesve dhe afati skadoi për një gjë të tillë.Presidenti vet nuk e ndërmerr dot këtë hap pa u shqyrtuar në Kongres, ndërsa ne ende nuk e dimë se çfarë do të bëjë Kongresi, a do të ndërmarrë masa për një nismë ose propozim të tillë të presidentit Trump”, u shpreh Kostreci dy ditë më parë.