Ngrijini sytë drejt qiellit SOT në orën 24.00: Përveç Vitit të Ri do të shihni edhe…

0
324

Viti i Ri do të jetë më i ndritshëm se asnjëherë më parë. Përveç fishekzjarrëve, që çdo ndërrim vitesh shkëlqejnë qiellin, këtë vit spektaklit të dritave do ti shtohet edhe ndriçimi i supër hënës.

Sipas agjencisë NASA hëna e plotë do të shfaqet në natën e parë të Janarit, por do keni mundësi ta shihni edhe më 31 Janar.

“Super hëna do të shfaqet deri në 14% më e madhe dhe 30% më e ndritur se zakonisht”, tha NASA.

NASA njofton gjithashtu se hëna e plotë do të shfaqë edhe një eklips të përgjithshëm hënor pasi Toka, Dielli dhe Hëna, do të vendosen në mënyrë të tillë që Toka do të bllokojë dritën e diellit duke i dhënë Hënës një ngjyrë të kuqërremtë.