Darka e Lamës

0
455

Siq dihet edhe nga e kaluara, shqiptarët kanë trashëguar doke dhe tradita të sakrifikimit, përkujtimit, gëzimit dhe falenderimit.
Shumë festa siç është ajo e “Darka e Lamës” janë pak të njohura ose nuk festohen më nga brezat e sotëm. Disa prej tyre i njohim vetëm si emra, të permendura nga gjyshërit ose njerëz të moshuar. Gjithmonë kur i kam dëgjuar me kane nxitur një fare kurioziteti për pikënisjen dhe zanafillën e tyre. Këto festa kanë ritualet e tyre që janë kaluar brez pas brezi.
Darka e lamës është kryefestë pagane e motmotit, që shënon mbarimin e verës e fillimin e dimrit, kur mblidhen të lashtat, frutat e bereqeti.

Një prej tyre është edhe tradita e “Darkës së lamës” apo variacionet e saj gjuhësore të njohura si “Darka e fushës”, “Darka e bereqetit”, etj.

“Darka e lamës” është festë tradicionale shqiptare, e cila zakonisht është mbajtur në fund të tetorit kur janë vjelë të mirat e punës verore. Quhet e lamës, sepse “lama” ka qenë vendi i rrafshët në fshatra malore, ku janë shirë të korrat, kryesisht të misrit. Ndërsa në fushë ka marrë emrin “darka e fushës”, pasi janë vjelë të mirat e saj, kryesisht të grurit.
Lama po ashtu ka qenë vend gravitues i solidaritetit dhe reciprocitetit mes fshatarëve shqiptarë, duke ndihmuar njëri- tjetrin me fuqi punëtore. Duke qenë se te shqiptarët sfera bukësore ka qenë pjesë e rëndësishme e hollimit etik, “dhënia e bukës” ka qenë aspekt esencial i marrëdhënieve sociale tradicionale.

Dita e Falenderimeve është festa jonë tradicionale, e moçme që prej kohëve të dardanëve ilirë, që ka bashkuar të gjithë njerëzit e Kosovës me njëri-tjetrin dhe me të ardhmen e tyre.

Duke ditur rëndësinë tradicionale që ka kjo festë, Ish Presidenti historik Dr.Ibrahim Rugova Festën e Ditës së Falënderimit – “Darkën e Lamës”  filloj ta zyrtarizoj dhe për çdo vit , më 24 tetor e organizonte si dhe e kishte cilësuar si një festë tradicionale popullore dhe familjare e Kosovës dhe në viset e tjera shqiptare.
Zakonisht në darkën tradicionale përgaditeshin; shtalba të pjekur e kallamoqa të zier, hashure, fasule,  patate, kunguj të zier, petulla, mazë të zier, gatime me mbrumëra të ndryeshëm si; pogaçe, pite me rrathë, kërlana me rende, flia e vakarrime, çervish e përshesh me kos e tambël, pekmez dhe reqelna me rrush e me pemë të ndryshme, turshi, mishëra të ndryshëm; bibanë, qengja të pjekur…etj.

Po ashtu edhe pijet nuk kanë munguar në sofër, siq ishin: verë rrushi, kos të kulluar, lëng rasoji…etj.
Të gjitha këto ishin dhe janë specialitete nga tradita dardane nga toka jonë e bereqtshme, në të cilën nuk mungojnë edhe sallatat me speca, lakra, domate e kastravecave.
Zakonisht gjatë kësaj feste bëhen lutje dhe falenderime ndaj Zotit për të mirat që na i ka falur brenda një viti dhe i lutemi Atij që në vitin tjetër, në motin tjetër të na falë, të na dhurojë më shumë të mira.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe të mirat e saj!