Prestigjiozja zvicerane: A ishte Kosova një mëkat ose rast i veçantë?

0
454

Shqiptaret e Kosoves ne demostratat e mbajtura ne dhjetor 2007 ne Prishtine

Në Serbi kritikohet mbështetja e çiltër e BE për kohezionin spanjoll. Pse kjo duhet të vlejë për Kataloninë dhe nuk vlejti për Kosovën?, shkruan fillimisht analisti Andreas Ernst, për prestigjiozen zvicerane “NZZ”.

Asnjë rajon në Europë nuk është i prekur aq shumë nga tentativat sececioniste sa Ballkani perëndimor. Aty ku Titoja udhëhiqte me një perandori të vogël mes Sllovenisë në veri dhe Maqedonisë në jug, sot ka shtatë shtete të vogla: Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia. Deri kur Kosova shpalli njëanshmërisht pavarësinë e saj nga Serbia 2008, të gjitha shtetet tjera janë anëtare të OKB. Sllovenia dhe Kroacia janë pjesë e BE dhe NATO, Mali i Zi nga ky vit është shtet anëtar i aleancës ushtarake.

Beogradi akuzon Brukselin për hipokrizi

Referendumi i pavarësisë në Kataloni dhe reaksionet rreth saj janë ndjekur më vëmendje në rajon. Më së tepërmi në Serbi. Për Beogradin është mjaft irrituese mbështetja e Brukselit dhe shteteve anëtare të BE për Madridin. Është “hipokrizi”, tha presidenti Vucic, pasi në rastin e Spanjës vlejnë të drejtat ndërkombëtare, ndërsa jo edhe në rastin e ndarjes së Kosovës nga Serbia. Një zëdhënës i Brukselit theksoi se Spanja është anëtare e BE, gjë që i shqetësoi edhe më shumë serbët. Nëse e drejta ndërkombëtare vlen vetëm për BE, pyetnin nga Beogradi. Jo, u përgjigjën nga Brukseli, por Kosova ishte një rast «sui generis», një rast i veçantë, që nuk mund të krahasohet me kataloninë dhe lëvizjet tjera për pavarësi.

Në fakt mund të krahasohen, por mbi të gjitha janë raste të ndryshme: pas largimit të autonomisë 1989 (që Katalonia tani mund ta humbas), Beogradi vendosi një regjim apartheid në Kosovë. Në fund të viteve 90-të provinca e rebeluar u zhyt në dhunë. Por nuk është rasti i dhunës që e bën Kosovën “rast special”. Mund të mendojmë kurdët që përkundër luftës – nuk mund të fitojnë mbështetjen ndërkombëtare.

Specifike është shumë më tepër, që në rastin e Jugosllavisë përziheshte shumë më tepër dhe energjitikisht Komuniteti Ndërkombëtar: pika më e lartë ishte bombardimi 78 ditor i Jugosllavisë nga NATO, që shtroi rrugën për pavarësi të Kosovës. Është prapaskena që Madridi e lufton aq energjitikisht “internacionalizmin” e problemit me Kataloninë. “Ne nuk jemi këtu në Jugosllavi. Këtu s’ka kush të ndërmjetësojë,” citohet të ketë thënë zëdhënësi i partisë qeveritare spanjolle, Pablo Casado, për gazetën serbe «Vreme».

Më pas media zvicerane shkruan se në nëntor 1991 për shtetet europiane u bë e qartë se Jugosllavia për “shpërbëhej” dhe në janar 1992 dolën me komunikatë që shtetet e pavarësuara duhet të mbrojnë kufijtë e tyre. Kosova që ishte një provincë e Serbisë, nuk ishte në këtë kategori. Mes dhjetorit 1990 (Sllovenia) dhe fillim të vitit 1992 (Bosnja dhe Hercegovina) ndodhën referendumet për pavarësi, të cilat u bojkotuan nga minoriteti serb. Shtetet e reja u njohën nga Europa.

Gjenecidi i Srebrenicës si pika e kthesës

Luftimet në Sarajevë dhe gjenocidi final në Srebrenicë 1995 ishte mundësia që përkundër vullnetit të Serbisë të “ndërkombëtarizohet” rasti i Kosovës. Kur filluan luftimet e UÇK në 1998, atëherë u vendos në provincë një mision vëzhgimi ng OSCE. Këtu UÇK arriti një pjesë të rëndësishme të suksesit. Ata më nuk ishin vetëm një grup rebelësh, por një parti në konflikt ku Komuniteti Ndërkombëtar faktikisht luante rolin e Gjykatësit.

Pas bombardimit ajror të trupave serbe nga NATO, Kosova kthehet në protektorat të OKB. Trupat serbe largohen nga Kosova. Deklarata e Pavarësisë në 2008 është punë e “Grupit të Kontaktit” (SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia) dhe jo si rezultat i bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit. Ajo u njoh nga shumica e shteteve të BE. Pesë, mes tyre edhe Spanja, hezituan.

Pasi në Bosnjë viktimat e luftës arritën deri në 100.000, në Kosovë u shmang një masakër ndaj civilëve me bomradimin ajror nga NATO. Bosnja dhe Kosova sot janë kryesisht shtete funksionale. Ndërhyrja nuk i përfundoi konfliktet, por i qetësoi.

Është e vërtetë që rastet secesioniste alarmojnë për raste të reja secesioniste, sepse në shtetet e reja ka minoritete të reja: Bile edhe në Bosnjë dhe Kosovë ka tendenca për ndarje nga serbët. Nga ana pozitive mund të vërehet, që këto shtete falë intervenimit janë pjesë e një orbite paqësore europiane. Në fakt nga 2003, kur ju premtua këtyre “perspektiva” europiane, nuk ka lëvizur shumë. Dhe së fundmi, BE ka humbur edhe lavdinë e saj. Duhet të qartësojë se kufijtë mund të ndryshohen në mënyrë të njëanshme edhe në BE – atëherë pse duhet vende si Bosnja, Serbia ose Kosova të anëtarësohen në këtë organizatë?/Bota sot