Bora bllokon trenin, qindra pasagjerë kalojnë natën në një shkollë

0
287

400 pasagjerët e trenit janë detyruar me këtë rast të presin mbi pesë orë, deri sa ka ardhur ndihma dhe i ka liruar ata.

Bora dhe ngricat që kanë përfshirë Zvicrën gjatë dy ditëve të fundit, veç telasheve tjera, ka shkaktuar mjaft çrregullime në komunikacion. Por duket se më së vështiri kanë kaluar rreth 400 udhëtarë të një treni nga Kantoni Valis.

Një tren i nisur nga Sioni (Sitten) në Kantonin e Valisit drejt Lozanës (Vaud) është bllokuar pasditen e të dielës rreth orës 16.40 në mes stacioneve Aigle/VD dhe BexVD, njofton srf.ch. 400 pasagjerët janë detyruar me këtë rast të presin mbi pesë orë, deri sa ka ardhur ndihma dhe i ka liruar ata, njofton SBB.