Seminar në Universitetin e Freiburgut me imamët e rinj të xhamive në kuadër të Komunitetit Mysliman Shqiptar në Zvicër

0
193

Seminar në Univerzitetin e Freiburgut me imamët e rinj të xhamive tona shqiptare që veprojnë në kuadër të Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër.

Sot ishte dita e katërt dhe përmbyllëse e Seminarit, të mbajtur në Universitetin e Freiburgut me imamët e rinj të xhamive tona shqiptare që veprojnë në kuadër të Komunitetit Mysliman Shqiptar në Zvicër.

Qëllim i këtij Seminarit ishte që të njoftojë imamët me temat, sfidat dhe kërkesat e shoqërisë dhe shtetit të Zvicrës ku jetojnë dhe veprojnë imamët tan.

Gjatë këtij seminarit janë folur për workshope qe u realizuan në bashkëpunim me Qendrën Zvicerane për Islam dhe Shoqëri, Organizatën Islame Federative – FIDS, Bashkësinë Islame Turke – DIYANET, si dhe me Universitetin e Freiburgut, ku krye tema e krejt këtyre workshopeve ishte: «Imamët si aktorë në komunitet dhe shoqëri.»

Ekskluzivisht për portalin tonë www.Syri.tv, foli kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar në Zvicër, Mehas Alija, njëherë dhe imam i xhamisë El-Hidaje në St.Gallen: «

Mbeta i kënaqur dhe jam krenar me përgatitjen dhe qëndrimet e përparuara të imamëve tanë që sot treguan përpara audiencës dhe pjesëmarrësve në këtë Seminar.

Falënderojmë edhe kryesitë e xhamive përkatëse, të cilët mbështetën imamët e tyre në lidhje pjesëmarrjen në këto katër ditë të Seminarit.»

Imamët që morën pjesë në këtë seminar ishin:

1. Dr. Besim Nuzi

2. Nezaket Adem

3. Burim Sherifi

4. Azir Aziri

5. Bekim Alimi (përkthyes)

6. Zeadin Mustafi (përkthyes)

Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër, së bashku me xhamitë, do të vazhdojë edhe më tutje të mbështes projekte dhe aktivitete të këtilla, që kanë për qëllim aftësimin dhe përgatitjen e më tutjeshme të imamëve tanë në Zvicër.

Për portalin wwwsyri.tv nga Freiburgu i Zvicrës Arben Mehmeti