GJITHË MJEKËVE TË KOSOVËS NJË PYETJE PUBLIKE!

0
82
Fatmir Brajshori-Tushi

Pse pacientët me Covid 19 po vdesin në QKUK dhe asnjëherë nuk morëm informacion se sa pacient kanë vdekur nëpër klinika të pavarura, që nuk janë pak në Kosovë?

Më kishte thënë motra e Heroit të Kombit A.ZH.:„

Nëse shkon në Kosovë, merri me veti 3000 Euro, në rast se rastësishtë prekesh me Covid 19, ta shpëtosh vetën!“

Po pate para, në shtëpi po vinte mjeku, infermierja dhe gjithë terapin e nevojshme, po e mirrje…

Unë, duke pasur një përvojë të hidhur me KLINIKEN INFEKTIVE në Prishtinë, jam i prirur të besoj që, „ në atë klinik pacientët nuk e marrin mbikqyrjen e duhur ose sa duhet“ por me siguri, „ aty marrin një oksigjeno terapi“ dhe posa ua vëjnë pacientit, largohen nga dhoma mjekët dhe infermierët,,,

Për mendimin tim, diçka nuk o ka funksionon si duhet në QKUK!

Ku e bazoj një konstatim të tillë!TE KRAHASIMET!

U tha që, shqiptarët që u kthyen nga pushimet në Kosovë, erdhën me virusin vdekje prurës dhe sollën variantin më të ri „ DELTA!“

Kështu, tha Zvicra! Spitalet janë të mbushura me pacient të ardhur nga Kosova me virus por VDEKJE S‘KA!

Faleminderit o zot që nuk ka!

Atëherë bëhet krahasimi dhe vijm deri te shtrimi i pyetjes:Pse shqiptarët që infektohen me virus, në Kosovë po vdesin, dhe, të tjerët që po e kanë të njëjtin virus, në spitalet e Europes, po shërohen?

Në Zvicër ka pas vdekje!Por ishin kryesishtë pacient në moshë të shtyer ose me sëmundje përcjellëse!

A nuk është shqetësuese, që në Kosovë nga Covid 19, dy gra shtatzëna kanë vdekur?Për mua neglizhenca e mjekëve!

Më kujtohet, para ca vitesh, në një verë, në Kosovë nga pickimi i rriqrave, kishin vdekur 40 veta!

Në Cyrih, perreth rjedhes së lumit Sihl, ka më së shumti rriqra në Europë pas Skotlandes, dhe për 30 vitet e fundit, nuk kam dëgjuar për vdekjen e ndonjërit, ani pse ka pas raportime si „ një tog e tërë me regrut të armates helvetike“ ishin helmuar nga ato pickime rriqrash..I vetmi vend në shekullin 21, ku njerzit vdisnin nga pickimi i rriqrave ishte Kosova dhe Klinika Infektive…

Tashti domosdo më duhet të pyes:Kush po vdes në Kosovë?

Të varfërit, të skamurit, apo vetëm pacientët e QKUKes!

Rrugës Prishtinë – Lypjan ( deri te udhëkryqi i Lypjanit) i ke më shumë se 10 klinika Private, dhe, kujt u shërbejn ato klinika dhe në shërbim të kujt janë ato?

Pse nuk raportohet për këto klinika?

Sa pacient i kanë pranuar me Covid 19,Sa shtretër i kanë në dispozicion në tast emergjente?

Në fund po e bë një lutje publike të gjithë „ mjekëve „ në Kosovë. JU LUTEM, QËNDRONI AFËR PACIENTËVE ME COVID 19, 24 ORË PRANË SEPSE VETËM MUNGESA për një minutë të vetëm ( kaq zgjatë kriza për jetë a vdekje) mund të jetë fatale, sikurse prezenca që mund të jetë shpëtimtare!