«Presheva Summer 2021» eveniment sportiv në stadiumin e qytetit

0
193

Presheva Summer 2021″ eveniment sportiv i cili në stadiumin e qytetit të Preshevës ishte vend ku (ri) bashkoheshin dashuria për vendlindjen dhe pasioni për shoqërimin e mërgimtarëve.

Ky eveniment sportiv «Summer 2021» u përmbyll me pranimin e kryetares së komunës Ardita Sinani ku ajo për portalin Syri.tv shprehi emocion dhe gëzim për bashkatdhetarët tan dhe theksoi se do ta mbështes ketë nisme gjithmonë sepse ky eveniment i ka dhënë gjallëri luginës.

Dy vitet e fundit jemi përkrah edhe nga Komuna për ketë organizim që do të thotë bashkëpunim me Komunën dhe Qendrën Sportive Presheva janë në nivelin e duhur.

Në ndeshjet KF “Lugina” vs. Diaspora, midis U15 dhe U11, veteranëve dhe seniorëve kaloi në atmosferë shumë të dashur.

Trajneri i KF Lugina Nagip Jakupi foli ekskluzivisht për portalin www.syri.tv ku theksoj: se si Kryetar i Klubit Lugina dhe Trajner, ky organizim behet tash 4 vite me radhë nga Stafi jonë dhe ide ka qenë e Klubit futbollit Lugina qe çdo vit me datë 29 Korrik të mbahet Manifestimi me Moton të luajmë së Bashku me Bashkatdhetarët.

Qëllimi i këtij organizimi është të njohim më shumë njeri tjetrin dhe të bashkëpunojmë sa më shumë me Diasporën.

Organizim i këtij evenimentit sportiv Summer 2021, sjell një rol shumë te rëndësishëm mes lojtarëve te cilët jetojnë në diasporë dhe vendas.

I pyetur nga gazetari i portalit www. syri.tv se a pritet ndonjë eveniment i tillë nga KF Lugina të bëhet në diasporë Nagipi u përgjigjet: Jo deri tash nuk kemi menduar në Diasporë për ta bere një eveniment të tillë por në të ardhmen pse jo do të ishte mirë. Kontakte kemi me shumë klube shqiptare e po ashtu edhe Zvicerane.

Pjesëmarrësit apo lojtarët të cilët morën pjesë në ketë eveniment sportiv «Summer 2021 » i cili u zhvillua në stadiumin e qyteti të Preshevës, ishin nga mosha të ndryshme.

Vajza dhe djem të cilët morën pjesë në këtë eveniment sportiv kishin talent dhe zemërbardhësi, për bukurinë e sportit dhe për specializim të rinjve.

Ndeshjet në të cilët morën pjese janë këto grupe Veteranet: Seniorët , U 15 dhe U 11 që do të thotë 4 ndeshje zhvillohen.

Sipas trajnerit të KF Lugina, ky organizim mbahet çdo vjet po me të njëjtën datë.

Fituesit janë: Në kategorinë U 11 ka fitua Diaspora.  Në kategorinë U 15 ka fitua Lugina dhe në kategorinë Seniorëve po ashtu ka fitua Lugina.

Po ashtu ajo falënderoj KF Lugina për organizimin profesional të këtij aktiviteti.

Ky aktivitet sportiv u përmbyll me festë madhështore duke u argëtuar edhe me muzikë biseda dhe ushqime me bashkatdhetarët dhe banoret e Luginës se Preshevës .

Punoi gazetari Arben Mehmeti