Grenell lajmërohet nga Beogradi, shijon jetën e natës me ministrin serb: Shqiptarët e vërshojnë me komentet

0
564

Diplomati amerikan dhe ish i dërguari special për Kosovën, Richard Grenell po qëndron në Beograd, ku edhe po e shijon jetën e natës.

Ai postoi një video të qëndrimit të tij në kryeqytetin serb, çka nxiti reagime të shumta.

Shqiptarët e vërshuan me komente negative profilin e Grenell pas videos që ai publikoi.

“Kjo është Serbia, shikoni se çfarë bënë serbët 20 vjet më parë. A dini gjithçka për këtë gjenocide në Kosovë, zotëri? Më mirë mësoni diçka, mos rrini gjatë gjithë ditës në Twitter, kaloni një ditë të bukur” – është një nga komentet që mund të shihen poshtë pamjeve të publikuara.

Grenell asnjëherë nuk e ka fshehur simpatinë e tij për Beogradin, qytet ky që e ka vizituar disa herë.

Nikoqir i Grenell në Serbi, është Ministri i Financave në Qeverinë Serbe, Sinisha Mali, një fotografi të përbashkët me të cilin, Grenell e ndau në Instagram.

VIDEO:https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?creatorScreenName=infoshqipcom&dnt=false&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfZXhwZXJpbWVudHNfY29va2llX2V4cGlyYXRpb24iOnsiYnVja2V0IjoxMjA5NjAwLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2hvcml6b25fdHdlZXRfZW1iZWRfOTU1NSI6eyJidWNrZXQiOiJodGUiLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3NwYWNlX2NhcmQiOnsiYnVja2V0Ijoib2ZmIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH19&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1421207548552679427&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fwww.infoshqip.com%2Fgrenell-lajmerohet-nga-beogradi-shijon-jeten-e-nates-me-ministrin-serb-shqiptaret-e-vershojne-me-komentet%2F&sessionId=ba482cea7a9db34db6ba22c585615e2e656e2fc3&siteScreenName=infoshqipcom&theme=light&widgetsVersion=e9dfb5f%3A1627539779275&width=550px