E dhimbshme/ Varrosen nënë e bijë nga Gjakova që humbën jetën në aksidentin e ndodhur në Kroaci

0
323

Nënë e bijë nga Komuna e Gjakovës të cilat humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci janë varrosur pak më parë.

45 vjeçarja, Valentina Binakaj dhe vajza e saj 18 vjeçare, Erlinda Binakaj nuk arritën t’i mbijetojnë fatkeqësisë që ndodhi të dielën në mëngjes ku vdiqën 10 persona dhe u lënduan dhjetëra të tjerë.

Mes dhimbjes dhe lotëve familjarë e miq të shumtë iu dhanë edhe lamtumirën e fundit dy qytetarëve nga Gjakova, por që jetonin jashtë vendit.

Këtë të mërkurë është varrosur edhe Kujtim Kastrati nga Malësia e Madhe e Rahovecit dhe Sevdail Rrustemi nga Pakashtica e Podujevës.

Sot do të varrosen edhe 18-vjeçarja Anjeza Bellanica nga Krusha e Madhe, shoferi i autobusit, Naser Sylmetar si dhe Valentina Binakaj dhe bijës së saj Erlinda Binakaj./Lajmi.net/