KTHEHUNI TE BALTA

0
139
U dogja nga malli
me zemër thyer 
po ikim nga balta jote
selishta ime e dashur!

Dikur, 
gjuanim kohën me gur
nuk u trembnim kurrë
ruanim t’bukurën gjuhë!

Në rreze t ‘ftohta
n’botën e akulltë
sot, këlshedër për ne…
belbëzohet e bukura gjuhë.

Sot,. po e qaj kohë e belbëzuar
e nesërmja të mos harrohej
te nipat e gjyshit tim!

Kthehuni te balta 
Ju…, t ‘pafajshmit
ta ruani përrallen e gjyshit!

Mustafë Krasniqi