Nga Zvicra për në vendlindje

0
270

U nisëm në ora 21:30 nga Cyrihu për në Portin e Barit, destinacioni ynë është Durrësi.

Milanon e kaluam rrugicave të këtij qyteti, sepse ishte mbyllur kalimi përmes autostradës, shkaku i ndërtimeve.

Pasi kaluam Milanon e deri në Rimini ishte një kolonë e paparë.

Lodhjen kësaj kolone ia shtonte edhe vapa e madhe.

Kur ndaleshim nëpër restorante e pika derivatesh, vërehej pritje e gjatë për tu shërbyer.

Disa edhe iknin , e lëshoni radhën  e pritjes për të blerë ushqimin apo pijen.

Shumica e udhëtarëve ishin shqiptar, kjo vërehej në muzikën që dëgjohej nga makinat por edhe dominonte gjuha shqipe gjatë pritjeve nëpër restorante.

E tërë kjo pritje, kjo kolonë në vapë , se fshinte aspak gëzimin në fytyrat e shqiptarëve që po udhëtonin drejt Atdheut.

Prej Rimini në Bari, kolona ishte më e vogël.

Portin e Barit e gjetëm me plot shqiptarë.

Asnjëherë nuk ka qenë më i mbushur ky port i varfër që nuk doli kush për ti dhënë çehren e duhur.

Tualetet janë për tu frikësuar nga ndonjë virus.

Biletat shkonin me këto çmime:

vetëm shkuarje me Ventourus Feri

dy veta me makinë

me dhomë 345 eu

pa dhomë 245 eu

Ndërsa vetëm shkuarje

pa dhomë 215 eu

dy veta me makinë

Për teste të covid 19 nuk u pyetëm askund.

Udhëtimi i mirë, ndërsa parkimi i makinave në anije ishte për çdo kritikë.

Urojmë të kalon mirë të gjithë

gjatë udhëtimit e nëpër pushime

Nëse keni një përjetim të bukur

gjatë pushimit dhe keni dëshirë ta ndani me televizionin Syri, apo ndonjë ankesë nga pushimet, atëherë shkruani moderatores së emisionit Reflekto,

Hava Kurti Krasniqi

në numrin +41 79 913 70 81

TV Syri përshëndet gjithë mërgimtarët kudo që janë, në atdhe apo në Mërgim,

Çdo të mirë !